Thuhet se artistja është në bisedime e sipër për t’u bërë njëra nga gjyqtaret e talent show-t popullor, por bashkëshorti i saj Nick Cannon mendon se ajo do t’i kushtonte produksionit shumë më tepër se panelistët e mëparshëm Jennifer Lopez dhe Steven Tyler. “Nuk e di nëse mund t’a përballojnë Mariah-n. Janë shumë para. Nëse e kanë paguar J.Lo.-në 20 milion $, Mariah-s duhet t’i japin dyfishin”,- ka deklaruar Nick për TMZ. Ka disa kohë që po qarkullojnë zëra se Mariah është në bisedime serioze për të qenë pjesë e programit. “Producentët mendojnë se duhet të rifreskojnë gjithçka. Janë në bisedime me Mariah-n dhe janë shumë afër arritjes së një marrëveshjeje. Kanë ndërmend që Randy-n t’a kalojnë më tepër në rolin e një mentori”,- ka thënë një burim i brendshëm i mirëinformuar.