Ish-presidenti dhe lideri komunist e revolucionar i Kubës, Fidel Kastro, ka ndërruar jetë mesnatën e sotme në moshën 90-vjeçare.
Lajmi është bërë i ditur nga vëllai i të ndjerit, presidenti Raul Kastro, në një deklaratë për mediat. “Komandanti i revolucionit kuban vdiq në orën 22:29 të natës”, – thuhet në deklaratë. Ndërkohë, vdekja e tij mendohet të jetë natyrale. Në lajmërim thuhet se varrimi dhe nderimet për ish-liderin historik do të mbahen të shtunën.
Kastro drejtoi Kubën për mbi 50 vite, para se t’ia linte vendin të vëllait, Raulit, në 2008-n. /Blitz.al/