Shtyhet publikimi për Usher

JIVE RECORDS refuzon të nxjerrë në treg albumin, deri sa këngëtari të firmosë me menaxhimin e tij të ri. Menaxheri i mëparshëm dhe e ëma Jonetta Patton kanë përfunduar marrëdhëniet profesionale që prej Nëntorit 2009. “Ajo u largua nga projekti pasi e dashura e Usher (njëkohësisht ekzekutive në DEF JAM) Grace Miguel ishte prezente nëpër të gjitha mikset. Jonetta ndjeu se nëse nuk i jepte fund marrëdhënies profesionale më të birin në momentin që e mendoi të arsyeshme, kjo situatë do të influenconte edhe marrëdhëniet personale”,‐ ka thënë një burim. Me sa duket mamaja e Usher ka probleme me femrën tjetër prezente në jetën e të birit.

Advertisement