Shtohen performuesit

Miley Cyrus dhe B.o.B. do të performojnë kështu në skenën e eventit të shumëpritur muzikor që do të prezantohet nga Eva Longoria më 7 Nëntor në Madrid. Miley idhulli i shumë adoleshentëve dhe sot artiste e afirmuar do të ngjitet për herë të parë në skenën e MTV EMA e po kështu edhe B.o.B. i cili do të performojë për herë të parë në këtë skenë hitin e tij AIRPLANES së bashku me Hayley Williams, solistja e grupit PARAMORE. Është pasuruar dhe lista e të ftuarve që do të dorëzojnë çmimet e kategorive të ndryshme. Më e fundit është Snooki, personazh i Jersey Shore, reality show i MTV.

Advertisement