Shtohen bashkëpunëtorët

Pas suksesit të performancës së tyre në Super Bowl, Mbretëresha e Pop-it ka dashur që Redfoo dhe SkyBlu të merrnin pjesë edhe në produksionin e ri diskografik që do të publikohet më 26 Mars. Dyshja elektro-hop nga Los Angelos ka bashkëshkruar një prej këngëve të albumit të ri të Madonna-s e gjithashtu edhe Mika. Madonna ka dashur që t’a bëjë çdo gjë më së miri për rikthimin e saj pas “Hard Candy” të 2008-ës, ndaj rrethohet nga baskëpunëtorë të shkëlqyer mes të cilëve shquhen edhe kantautori dhe producenti Klas Ahlund dhe Joe Henry. Ky i fundit është kunati i këngëtares dhe ka shkruar një këngë tjetër të MDNA, ndërkohë që në të shkuarën ka krijuar "Don't Tell Me", "Jump" dhe "Devil Wouldn't Recognize You". Gjithashtu edhe M.I.A. dhe Nicky Minaj marrin pjesë në këngë të tjera të diskut.

Advertisement