Që nga mbërritja e Barack dhe Michelle Obama në Shtëpinë e Bardhë është e dukshme puna që kanë bërë për të afruar institucionet shtetërore tek populli. Për këtë arsye Presidenti Amerikan nuk ka hezituar që të hapë dhe profile në rrjetet sociale virtuale më në zë. Mund të themi se tashmë ka 120.000 miq në Facebook, 15.000 në My Space dhe rreth 26.000 në Twitter. Këto hapësira ushqehen kryesisht me debatet që dalin direkt nga blogu i Shtëpisë së Bardhë, ku të gjithë mund të shprehin mendimin e tyre, sugjerime, kritika ose urime për presidentin më modern të njohur deri më sot.