E ftuar në “You&Me” ditën e sotme ka qenë moderatorja e Digitalb, Bora Zemani.

Një ndër temat e prekura nga Julka dhe Arjoni ka qenë shtatzënia e saj me të voglin, Arborin, ku Bora ka ndarë edhe momentin e marrjes veshë të shtatzënisë, të cilin ajo as nuk e kishte kuptuar.

Advertisement

“Shkova te gjinekologu për një kontroll rutinë, madje as nuk kam dyshuar se isha shtatzënë. Doktori më thotë, Bora je pak shtatzënë. Madje kisha tre javë që isha shtatzënë. Në ato momente u shokova, por më pas u mësova dhe fillova të përgatitesha për sfidën e re”, është shprehur Bora për momentin e lajmit.

 

Fryma ime…

A post shared by Bora Zemani (@borazemani) on