Këngëtarja shqiptare Ines Neziri ka fituar çmimin e parë në festivalin ndërkombëtar ‘Dreri i Artë’ në Rumani.
Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko ka evidentuar këtë arritje të këngëtares shqiptare duke theksuar se mediat rumune i kanë kushtuar vëmendje shqiptares duke e vlerësuar jo vetëm për vokalin por edhe mënyrën e interpretimit në skenë.
“Këngëtarja shqiptare Ines Neziri rrëmben çmimin e parë në festivalin ndërkombëtar ‘Dreri i Artë’ në Rumani. Mediat rumune i kanë kushtuar vëmendje shqiptares duke e vlerësuar jo vetëm për vokalin por edhe mënyrën e interpretimit në skenë”, shprehet Majko.
Ines Neziri ka fituar një natë më parë çmimin e madh të Festivalit Ndërkombëtar “Dreri i Artë” 2018, që mbahet në Brosov të Rumanisë, me këngën rumune “Jap jetën për dashurinë”. Trofeu iu dorëzua nga Luminica Dobresku, fituesja e parë e këtij festivali.
Ines filloi të këndonte kur ishte vetëm 12 vjeç. Ajo mori pjesë në garën “Gjeniu i Vogël 5” dhe fitoi çmimin e parë. Ndërsa në moshën 17 vjeçare arrin të rrëmbejë një çmim kaq të rëndësishëm siç është “Dreri i Artë”. Më herët ajo ka mundur të renditet e para edhe në një tjetër festival ndërkombëtar në Rumani, si “Golden Stag”.
Mediat rumune i kanë kushtuar vëmendje shqiptares duke e vlerësuar jo vetëm për vokalin por edhe mënyrën e interpretimit në skenë.
Për çmimin 25 mijë eurosh, vetë Ines ka deklaruar: “Deri më tani ky çmim është hapi më i rëndësishëm që kam bërë”.