Vetëm pak orë pas tmerrit me 3 viktima në Korçë, policia bëri me dije se një tjetër vetëvrasje ka ndodhur në Tiranë. Një 50-vjeçare ka vendosur t’i japë fund jetës duke u mbytur me shall në bodrumin e banesës së saj.
Policia bëri me dije se ngjarja ka ndodhur natën e djeshme, por blutë e bënë me dije sot, pasi u gjet trupi i shtetases Q.Xhaferraj në banesën e saj në rrugën e “Qelqit” në Tiranë.
Mësohet se gruaja vuante nga depresioni, çka e ka shtyrë atë të kryejë këtë akt të rëndë.