Në qendrën e votimit të shkollës “1 maji” dhe në dy qendra të tjera në qarkun e Beratit, procesi i votimit nuk ka nisur për shkak të mungesës së bojës. Në Berat nuk vihet re pjesëmarrje e madhe në zgjedhje. Probleme me votimet janë shënuar në Qarkun e Fierit. Në fshatin, Kryegjatë nuk ka nisur procesi pasi nuk është shpërndarë baza materiale Në fshatin Rerëz, fletët e votimit kanë dalë mangët dhe në mes tyre janë futur fletë të bardha. Ndërkohë në fshatin Krac, banorët kanë bojkotuar zgjedhjet në shenjë proteste, pasi nuk është shtruar rruga kryesore e fshatit. Në 4 qendra votimi në qytetin e Shkodrës janë ndryshuar komisionerët në momentet e fundit dhe votimi ka filluar me vonesë, ndërsa në komunën Bratosh të Malësisë së Madhe u fol për hapjen e qendrës së votimit gjatë orëve të natës por pas verifikimeve nuk ka rezultuar kështu dhe gjithcka po ecën normalisht. Në këtë qark probleme të mëdha janë hasur në 80 qendrat e votimit të Pukës ku mungojnë llampat verifikuese të bojës në dorë. Në burgun e Shenkollit në Lezhë ka më pak fletë votimi se sa votues, ndërsa në Mollas të Kolonjës është bllokuar procesi pasi është prishur kutia e votimit.