Shqipëri – Situata në qarqe, PS përdor aparate të jashtëligjshme

Po ashtu PD-ja njofton se komisionerët e PS-së po përdorin një aparat për kontrollin e fletëve të votimit. Ndërkohë që PS-ja ka hedhur poshtë këtë deklaratë duke e cilësuar aparatin të ligjshëm. Një incident zgjedhor është shënuar në Xhafzotaj të Shijakut pasi një komisioner i PS-së ka pasur një stilolaps me kamer. Partitë politke të opozitës po i përdorin kamerat-stilolaps si pjesë të kontrollit të procesit elektoral. Në mbledhjen e anëtarëve të KQZ-së është raportuar se në zonën 4499 në KZAZ 61 në Vlorë, nuk ka nisur procesi i votimit pasi nuk është gjendur vula. Nuk saktësohet nëse është vjedhur apo ka humbur vula. KQZ ka komunikuar më Ministrinë e Brendshme që të prodhohet vula dhe të dërgohet ne helikopter.

Advertisement