Shqipëri | Rihapet pika kufitare e Kapshticës

Saturday, January 17, 2026

Me hapjen e pikës kanë nisur të udhëtojnë drejt Greqisë qindra emigrantë, që ishin në pritje për të kaluar kufirin shqiptar. Kjo pikë doganore me Greqinë ishte bllokuar prej të Martës për automjetet si pasojë e grevës 48 orëshe të sektorit publik dhe sindikatave në Greqi. Autoritetet helene lejuan në këtë pikë doganore vetëm kalimin e këmbësorëve dhe rasteve urgjente. Pika doganore e Kapshticës është hapur disa orë pas miratimit të planit afatmesëm të qeverisë greke për daljen nga kriza. Ky plan, i cili u miratua dje në parlamentin grek me 155 vota pro parashikon masa të forta shtrënguese në paga dhe pensione.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -