Sipas burimeve zyrtare të këtij institucioni, të gjitha drejtoritë e policisë në qarqe dhe komisariatet e policisë, që në territoret që mbulojnë ka zona turistike, do të marrin masa që nga dita e hënë deri ditën e enjte pas orës 24.00 dhe për ditët e premte dhe e shtunë pas orës 02.00, të ndërpresin aktivitetet që krijojnë ndotje akustike në zonat turistike. Për rastet e prishjes së qetësisë publike, të parashikuara nga neni 274 i Kodit Penal, do të kryhen veprimet proceduriale dhe materialet t’i kalojnë prokurorisë.