Shqipëri | MPPT njofton për situatën më të fundit të akseve rrugore

alt

Zëdhënësja e Ministrisë së Transporteve, Arminda Qylafku bën me dije se sot ka një përmirësim të të gjitha akseve rrugore në vend, dhe se qarkullimi është normalizuar me përjashtim të disa akseve. “Gjatë 24 orëve të fundit ka pasur përmirësim të situatës së Akseve Rrugore. Mund të thuhet se sot qarkullimi në Akset Kombëtare, me përjashtim të disa segmenteve, është normalizuar”, theksoi Qylafku. Dibër, nuk ka reshje dëbore, temperatura të ulëta Rrethi Peshkopi: Rr. Ura e Topojanit-Peshkopi, Qarkullimi kryhet me dy kalime me zinxhirë deri në Maqellarë, deri ne Peshkopi me dy kalime me zinxhire me veshtiresi. Rr.Maqellarë – Bllatë E kalueshme me zinxhirë, me dy kalime. Rr.Peshkopi-Muhur- Qafë Draj Deri në Zall-Dardhë qarkullohet me një kalim me zinxhirë, pjesa deri në Draj Reç mbetet e bllokuar. Bulqizë: Qafë Buall-Ura e Topojanit, dy kalimshe me zinxhirë. Rr.Bulqizë (U.Cerenecit) – Steblevë E bllokuar, po punohet, eshte hapur deri në Ziçisht me zinxhirë. Qafë Bualli Krastë, 1 kalim me zinxhirë. Mat: Rr.Skuraj – Burrel – Qafë Bualli deri në Qafë të Buallit pa zinxhirë. Rr.K/Rrugë Kombëtare – Ulëz Qarkullimi kryhet pa probleme. Korcë, nuk ka reshje bore ose shiu. Rr.Libonik – Lozhanë – Grabovë Deri në Lozhan pjesërisht me zinxhirë pjesa në vazhdim pa probleme. Rr.K/Boboshticë – Dardhë Nga km (4 – 10) me zinxhirë nga km (10 – 14) i bllokuar, jane hapur dy kilometra. Rr.K/Zëmblak – Goricë – Doganë Me përjashtim te Qafës së Zvezdës (2 km) ku qarkullohet me zinxhirë, pjesa tjetër pa zinxhirë. Rr.Korçë – Voskopojë deri në Gjenomadh pa zinxhirë, pjesa tjetër me zinxhirë (8 km) me një kalim me xhepa ndërrimi Rrethi i Pogradecit nuk ka asnjë problem në të gjitha rrugët e këtij Qarku. Rrethi Kolonjë: Rr. Qafë Qarri – Ersekë – Leskovik qarkullohet me zinxhirë, 5 km në Qafë Qarri dhe në Gërmenj 6 km, pjesa tjetër pa probleme. Rr.Leskovik – Kufi Mbetet e bllokuar. Kukës Nuk ka reshje bore ose shiu. Rr.Kukës – Qafë Shllak deri në Shën Mëri është hapur qarkullimi me zinxhirë, po punohet për hapjen e rrugës drejt Q. Shllak. Rr.Kukës – Krumë qarkullimi me zinxhirë. Rr.Kukës – Draj Reç (Peshkopi) Deri në K/Domaj është hapur, qarkullimi pjesërisht me zinxhirë, pjesa deri në Draj Reç e bllokuar po punohet për hapjen e rrugës. Rr.Kukës – Shishtavec deri në Topojan qarkullimi me zinxhirë, pjesa tjetër e bllokuar. Trashësia e borës 2.2 m. Has: Krumë-Qafë Prush qarkullimi me zinxhirë. Rr.Kam – Krumë qarkullimi me zinxhirë. Tropojë vetëm rruga e Qafë Morinit me zinxhirë të tjerat të bllokuara. Bajram Curri Kam e bllokuar në Qafë Luzhë, po punohet për hapjen e rrugës. Bajram Curri Fierzë Mbetet e bllokuar. Po punohet për hapjen e rrugës. Rr.B.Curri – Sopot – Qafë Morinë e kalueshme lirisht me zinxhirë. Dalje Tuneli – dogana Morinë e kalueshme pjesërisht me zinxhirë. Shkodër Reshjet e borës kanë pushuar. Në Pukë situata është përmirësuar. Rr.D/Laç – Koman Qarkullimi kryhet normalisht. Rrethi Malësi e Madhe: Rr.K/Dedaj – Razëm Qarkullohet normalisht, vetëm 3 km e fundit me zinxhirë. Rr.K/Koplik – Bogë e kalueshme pa zinxhirë deri 6 km e fundit pa vajtur në Bogë pastaj me zinxhirë. Rrethi Pukë: Rr.Q/Qelë – Pukë Rruga eshte e hapur, qarkullohet me zinxhirë. Pukë – F.Arrëz – Qafë Mali Nga Puka ne Komunen Rrape ngelet e bllokuar, po punohet per hapjen e saj. Nga Rrape ne Fushe Arrez kalohet me zinxhire. Po punohet per hapjen e rruges deri ne Qaf Mali. Rr. Qafë Mali – Fierzë rruga është e bllokuar nga orteqet, po punohet për hapjen me mjete të rënda me zinxhirë. Janë dy fadroma të bllokuara trashësia e borës mbi 3 m. Rr.K/Hadroj – Q.Bene e kalueshme me zinxhirë me një kalim me xhepa ndërrimi. Po punohet për zgjerimin e rrugës. Në qarqet e tjera nuk ka asnjë problem.

Advertisement