Shqipëri – Moti sot, 7 Prill 2010

Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me kthjellime në pjesën më të madhe të vendit, përjashtuar zonat malore të cilat do të mbeten me kthjellime dhe herë pas here vranësira kalimtare. Moti i kthjellët do të dominojë gjate natës dhe deri në mëngjes. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie me 2 gradë në vlerat e mëngjesit, ndërsa mesdita do të sjelle rritje me 2 grade të temperaturave në vend. Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe në det duke arritur shpejtësi 28 km/h nga drejtim verilindor-verior, ndërsa dallgëzimi ne det do të jetë 2 ballë. Kontinenti europian do të karakterizohet nga kushtet e motit të qëndrueshëm në pjesën më të madhe të tij. Rajonet e rrezikuara nga vranësira dhe shira të dobët e afatshkurtër do të jenë ishujt britanikë, Franca dhe Italia Veriperëndimore. Po me vranësira dhe shira të dobët do të vijojë dhe gadishulli i Skandinavisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -