Shqipëri – Moti sot, 5 Korrik 2010

Në mesditë pritet të ketë kalime vranësirash nëpër të gjithë vendin ku më të dukshme do të jenë në zonat malore. Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me mot të kthjellët në bregdet dhe zonat e ulëta por zonat malore do të mbeten me kthjellime dhe kalime vranësirash të lehta. Ky stabilitet atmosferik do të na shoqërojë gjatë natës dhe deri në mëngjesin pasardhës. Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante në mëngjes por mesdita do të sjellë një rritje të lehtë të temperaturave në të gjithë vendin. Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe në det me shpejtësi 25 km/h dhe drejtim Veriperëndimor kjo do të bëjë që dallgëzimi në det të jetë i ulët.

Advertisement