Shqipëri – Moti sot, 5 Dhjetor 2009

Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me vranësira dhe shira të dobët në verilindje-Juglindje ndërsa pjesa tjetër e territorit do të karakterizohen nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Mbrëmja dhe nata largon shirat nga i gjithë territori shqiptar. Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë në zonat malore Veriore si në vlerat e mëngjesit dhe në të mesditës. Era do të fryjë mesatare deri e fortë duke arritur shpejtësinë 55 km/h dhe drejtim Juglindor dhe për pasojë deti të ketë dallgëzim 4 ballë. Kontinenti Europian do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira kalimtare, përjashtuar Europën Juglindore dhe veriun e Ballkanit të cilët do të përfshihen nga vranësira dhe shira të konsiderueshëm. Po ashtu vranësira dhe shira të dobët do të ketë Veriperëndimi edhe një pjesë e Europës Qendrore.

Advertisement