Përjashtim bëjnë zonat malore verilindore – juglindore ku herë pas here do të ketë edhe vranësira kalimtare. Në kushtet e kthjellimeve do të mbetemi edhe gjatë orëve të mesditës. Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me diell në bregdet dhe zonën e ulët ndërsa zonat malore do të mbeten me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Kushtet e stabilitetit atmosferik do të na shoqërojnë gjatë natës dhe deri në mëngjes. Temperaturat e ajrit do të bien me 2 – 3 gradë si në vlerat e mengjesi dhe në ato të mesditës. Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe në det me shpejtësi 28 km/h nga drejtim Juglindor dhe për pasojë deti do të jetë i qetë.