Mëngjesi ka nisur me mot të kthjellët në të gjithë territorin shqiptar ndërsa mesdita do të sjellë kalime vranësirash në të gjithë vendin por më të dendura në zonat malore. Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me kthjellime në bregdet dhe zonat e ulëta, ndërsa zonat malore do të mbeten me alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Të njëjtat kushte atmosferike do të na shoqërojnë edhe gjatë natës. Temperaturat e mëngjesit do të pësojnë një rënie të lehtë në qendër të vendit ndërsa mesdita do të ruajë vlera konstante të temperaturave në vend. Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe në det me shpejtesi 26 km/h nga drejtimi permanent Perëndimor dhe për pasojë deti do të mbetet me dallgëzim të ulët.

Advertisement