Shqipëri – Moti sot, 26 Prill 2010

Në mesditë pritet të kemi kalime vranësirash nëpër të gjithë territorin shqiptar. Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me mot të kthjellët në bregdet dhe zonën e ulët ndërsa zonat malore do të dominohet nga kthjellime por herë pas here do të ketë kalime vranesirash. Ne kushtet e motit te kthjellet do të mbetemi në mbrëmje dhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë pothuajse konstante në vlerat e mëngjesit por mesdita do te sjelle rritje te temperaturave ne Veri dhe Qender te vendit. Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe në det me shpejtësi 25 km/h nga drejtim Lindor ndërsa deti do të ketë dallgëzim deri në 2 ballë.