Tiranë – Basha, sot shqyrtohet raporti i Shqipërisë nga PE

Një deklaratë e tillë u bë nga ministri i Brendshëm, Lulëzim Basha, gjatë një seance dëgjimore në komisionin parlamentar të Sigurisë, ku ka informuar se komisioni për të Drejtat Civile dhe Çështjet e Brendshme në Parlamentin Evropian merr sot në shqyrtim raportin mbi Shqipërinë. Konkretisht, ky raport prej 44 faqesh në lidhje me liberalizimin e vizave, pohon se Shqipëria ka bërë përparime në lidhje me përmbushjen e kushteve për këtë proces, e për këtë, ministri i kabinetit, Lulëzim Basha është treguar optimist në lidhje me pritshmërinë e vlerësimit nga e Komisionit Evropian ndaj Shqipërisë. Por ndërkaq, Komisioni Evropian thekson gjithashtu se mos prezenca e opozitës në sallën e Kuvendit, ka përcjellë një mesazh jo fort të këndshëm për Brukselin, pasi apeli i institucioneve ndërkombëtare ka qenë për një bashkëpunim të thellë mes forcave politike.

Advertisement