Shqipëri – Moti sot, 21 Maj 2010

Më të dendura do të jenë sërish në zonat jugore të vendit. Në orët e mesditës do kemi shkëputje me kthjellime në pjesën më të madhe të territorit, më të dukshme në bregdet dhe zonën e ulët. Pjesa e dytë e ditës do përmirësojë dukshëm kushtet atmosferike në Ultërsirën Perëndimore duke bërë që kthjellimet të jenë më dominuese, ndërsa zonat malore do të karakterizihen nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Në të njëjtat kushte atmosferike të kthjellimeve dhe vranësirave do të mbetemi në mbrëmje dhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit në mëngjes do të pësojnë rritje të lehtë në Veri ndërsa mesdita do të ruajë vlera pothuajse konstante të temperaturave në vend. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 29 km/h nga drejtimi jugperëndimor dhe për pasojë, dallgëzimi në det të jetë 2 balle.

Advertisement