Pasditja do të vijojë me kthjellime dhe vranësira të lehta në Ultësirën Perëndimore ndërsa në zonat malore grumbullimi i vranësirave do të gjenerojë shira të dobët dhe afat-shkurtër. Në mbrëmje pritet përmirësim i kushteve atmosferike duke bërë që kthjellimet të rikthehen sërish në të gjithë vendin. Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë në mëngjes ndërsa mesdita do të ruajë vlera konstante të temperaturave në vend. Era do të fryjë e lehte në tokë dhe në det me shpejtësi 29 km/h nga drejtim jugor- jugperëndimor dhe për pasojë deti nuk do të ketë dallgë.