Shqipëri – Kreu i Forumit të Avokatëve të Shqipërisë dënohet me 4 vjet burg

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia zyrtare e lajmeve belge e cila tha se “politikani shqiptar u dënua nga Gjykata Penale për organizimin e sulmeve në Maqedoni dhe Kosovë”. Sipas medias belge, Beqiri u dënua me katër vjet heqje lirie në mungesë, pasi akuzohet se në periudhën nga mesi i vitit 1997 deri më 2003, kur jetoi si refugjat politik ishte organizator në disa sulme të dhunshme. Idajet Beqiri prej disa vitesh jeton në Shqipëri dhe është Kryetari i Forumit të Avokatëve të Shqipërisë.