Shqipëri – Fule, politikanët janë përgjegjës për sitautën

Në takimin me delegacionin shqiptar, Komsioneri Fule ka theksuar se politikanët shqiptarë janë përgjegjës për situatën e krijuar. “Situata nuk ka ndryshuar, ajo është përkeqësuar. Në rast se nuk gjendet një zgjidhje nga partitë politike, kur ne të japim opinionin nuk do të jetë në të mirë të saj”, ka thënë, Fule. Gjatë fjalës së tij, Fule ka vlerësuar ecurinë e ekonomisë shqiptare gjatë dy viteve të fundit, po ka theksuar se duhen dhe reforma të reja në vend. Deklarata e Komisionerit për Zgjerimin, Stefan Fule u bë sot gjatë takimit të Komitetit Shqipëri-BE për Stabilizim Asocimin. Ai ka vlerësuar progresin që është bërë për liberalizimin e vizave. “Mirëpres hapat e marrë nga qeveria shqiptare për të informuar qytetarë për lëvizjen e lirë pa viza dhe për të shmangur lëvizjen e pakontrolluar siç ndodhi në rajon”, ka thënë Fule. Ai ka shtuar se është i nevojshme menaxhimi i ekonomisë informale dhe se rritja ekonomik është inkurajuese. “Shqipëria ka shënuar rritje të ekonomisë, por ajo ka nevojë për implementimin e reformave”, u shpreh ai. Komisioneri Fule ka nënkuptuar me reforma nevojën për një luftë më të ashpër ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar. “Duhet një strategji për reformën në gjyqësor duke pasur parasysh transparencën dhe llogaridhënien”, ka thënë ai.

Advertisement