Kosovë – Shtyhet seanca kundër Kurtit

Data e re e caktimit të saj është 21 qershori, për shkak të mungesës së Kurtit dhe avokatit të tij mbrojtës, ndërsa Kurti ka thënë se këtë proces gjyqësor e sheh si “proces me motive politike”. Ndërkaq, ndaj tij është nxjerrë sërish një urdhër-arresti me detyrimin për t’u prezantuar me çdo kusht në gjyqin ndaj tij, pas atij të lëshuar dy ditë më parë dhe në bazë të të cilit, u ushtrua edhe një kontroll në selinë e lëvizjes “Vetëvendosje”. Kurti akuzohet “për pjesëmarrje në një turmë që ka kryer vepra penale dhe për pjesëmarrje në një grup, që ka penguar personat zyrtarë në kryerjen e punëve zyrtare”. Akuza për “thirrje për rezistencë në lidhje me ngjarjet e shkurtit të 2007-ës, në të cilat u vranë dy protestues” është kërkuar të hidhet poshtë nga vetë prokuroria.

Advertisement