Shqipëri| Bashkëpunim me Emiratet e Bashkuara Arabe kundër terrorizmit

Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri ka zhvilluar një vizitë në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Sipas njoftimit zyrtar, në takimin me ministrin e Brendshëm, njëkohësisht dhe Zëvendëskryeministrin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Saif Bin Zayed Al Nahyan u diskutua mundësia e thellimit të bashkëpunimit mes policive të të dy vendeve për të luftuar terrorizmin dhe krimin e organizuar. Ky bashkëpunim do të përfshijë shkëmbimin e informacionit dhe koordinimin e veprimeve për të parandaluar e goditur aktivitetin e mundshëm të elementëve apo grupeve terroriste në të dy vendet. Ministri i Emirateve të Bashkuara shprehu gatishmerinë për të dërguar së shpejti një ekip specialistësh në Shqipëri për të detajuar teknikisht modalitetet e këtij bashkëpunimi në fushën e sigurisë. Në të njëjtën kohë ai ofroi ekspertizë për trajnimin e strukturave të Policisë Shqiptare në luftën ndaj terrorizmit. Nga ana e tij, Ministri Tahiri e ka njohur homologun me hapat e ndërmarra dhe rezultatet e arritura nga Policia Shqiptare në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve të paligjshme, duke nisur nga trafiku i drogës, ai i armëve etj.

Advertisement