Tiranë | 2.8 milion lekë për asgjësimin e fletëve të votimit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të përdorë 2.8 milion lekë për asgjësimin e fletëve të votimit, si dhe hapjen e kutive të përdorura në zgjedhjet e 2013.

Vendimi u miratua sot në mbledhjen e KQZ-së me votat e katër anëtarëve të pranishëm, të cilët vendosën që kostoja financiare për këtë proces të jetë më e ulët se sa ajo e parashikuar, në një vendim të mëparshëm të KQZ-së, në shkurt 2014. KQZ diskutoi sot rreth një ndryshimi në vendimin e mësipërm, sipas të cilit fatura financiare për këtë proces, e përllogaritur nga administrata zgjedhore e KQZ-së kapte shifrën e rreth 4.5 milion lekëve. Por, kjo kosto u vlerësua e lartë nga ministria e Financave, duke e detyruar Komisionin të përcaktojë një faturë të re, e cila shkon në rreth 2.8 milion lekë.

Advertisement