Shprehja e saj u bë virale! Agjensitë e Hollivudit i vënë syrin vajzës ‘Hawk Tuah’.

Hailey Welch, vajza e njohur si “Hawk Tuah” për këshillën se si duhet kënaqur një burrë në shtrat, fitoi famë rreth një javë më parë, pasi video e saj u bë virale në rrjet.

Agjensitë në Hollywood-i i kanë vënë syrin te “Vajza Hawk Tuah”. Madje, burimet thonë se ajo ka biseduar me UTA-n, ndoshta firmën më të fuqishme të Tinseltown. Por një përfaqësues në UTA tha për ‘Page Six‘ se kjo është “e pavërtetë”.

Advertisement

Hailey Welch, tashmë ka përfunduar marrëveshjen e saj me kompaninë e Tenesit ‘Fathead Threads’. Ajo shet kapele të nënshkruara dhe të qëndisura “Hawk Tuah” për shumën: 43,70 dollarë.

Fama e Welch-it brenda natës vjen nga një intervistë në rrugë, në të cilën ajo u pyet për preferencat në shtrat, e se çfarë u pëlqen meshkujve. Videoja që atëherë është bërë virale, duke frymëzuar meme dhe parodi të panumërta në platformat e mediave sociale.