Shpjegimi shkencor se përse njëra vetull është më e bukur se tjetra

Edhe pse vetullat tuaja mund të jenë perfekte, ato asnjëherë nuk janë njësoj. Gjithmonë njëra duket më mirë se tjetra për arsye të ndryshme: rritja e rregullt e qimeve, bishti i plotë dhe me formë, harku më i bukur etj.
Por sipas ekspertes Tonya Crooks, ka një shpjegim shkencor se përse ndodh kjo.
“Secila vetull ka lëvizje të ndryshme muskulore. Ndonjëherë kjo shkaktohet edhe si pasojë e krahut nga i cili fle, cka i bën muskujt e fytyrës në anën që mbështetet nga jastëku, më të dobët se të anës tjetër. Por ndonjëherë ka të bëjë edhe me shprehitë e fytyrës.”
Megjithatë Crooks thotë se me pak punë, mund ti bësh vetullat të jenë më të ngjashme me njëra tjetrën.
“Ajo që përpiqem të bëj me klientet e mia është që me kalimin e kohës, njërën ta shtoj në volum ndërsa tjetrën ta pakësoj, që të krijohet një efekt më simetrik”, thotë ajo.
“Nuk ka nevojë të ndërmerrni masa drastike. Kur bëni makeup shihuni në pasqyrë nga një distancë pak më e madhe dhe bëni nga një ndryshim të vogël tek secila vetull. Ndoshta njëra duhet ngjyrosur më shumë në fillim dhe tjetra më shumë tek bishti.”

Advertisement