Shkencëtarët kanë zhvilluar një test për zbulimin e kancerit në kohë të hershme. Testi zbulon praninë e qelizave malinje në trup dhe jep rezultate në më pak se 10 minuta. Ky është një kombinim i një procedure të thjeshtë për mjekët. “Një përparësi e madhe e kësaj teknike është se është shumë e lirë dhe shumë e thjeshtë për t’u bërë, kështu që mund të adoptohet në klinikë mjaft lehtë”, tha Laura Carrascosa, një studiuese në Universitetin e Queensland. Testi ka një ndjeshmëri prej rreth 90%, që do të thotë se do të zbulonte rreth 90 në 100 raste të kancerit. Testi do të shërbejë si një kontroll fillestar për zbulimin e kancerit dhe më pas mjekët do të vazhdojnë punën për eliminimin e qelizave. “Teknika jonë mund të jetë një mjet shqyrtimi për të informuar mjekët se një pacient mund të ketë një kancer, por ata do të kërkonin teste të mëvonshme me teknika të tjera për të identifikuar llojin e kancerit dhe fazën”, tha Carrascosa.