Një shpërthim i fuqishëm raportohet se ka ndodhur në kryeqytetin grek të Athinës.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur në një lokal në qendrën Viktoria në Athinë, dhe personi i vdekur është një grua 38-vjeçare.
Menjëherë pas ngjarjes të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital, dhe zjarrfikësit kanë shkuar në vendngjarje për të shuar flakët.
Pas hetimeve të par aka rezultuar se shkaku i shpërthimit është një cilindër gazi i cili ka marrë flakë duke shkaktuar plasjen.
Nga fuqia e shpërthimit janë dëmtuar edhe disa mjete të parkuara në pjesën e jashtme të lokalit.