Shpenzimet marramendëse të Cardi B tërheqin vëmendjen e të gjithëve!

Cardi B gjithmonë ka treguar se i pëlqen të ketë jetë luksoze dhe të bëjë blerje të shtrenjta. Madje këtë gjë duket se ajo dëshiron ta trashëgojë edhe tek vajza e saj , është ende shumë e vogël. Së fundmi reperja ka zbuluar se i blerë vogëlushes Kulture një byzylyk me vlerë 80 mijë dollarë.

I gjithë byzylyku është i punuar me diamante, ndaj vlera e tij është kaq marramendëse.Cardi ka publikuar edhe një video në ‘Instagram’, në të cilën tregon dorën e vajzës që mban byzylykun. “Nëse unë jam ‘e fiksuar’ pas diamanteve edhe vajza ime do jetë”, dëgjohet të thotë reperja në video.

Advertisement

cardi-b-16

Pavarësisht se Cardi duket e lumtur, kjo nuk ka qenë periudha më e mirë për të, pasi i është dashur që të anulojë disa nga koncertet e saj. Së fundmi ajo shtyu koncertin në Baltimore për shkak të komplikacioneve pas një operacioni plastik që kreu.  

Në fillim të këtij muaji Cardi B zbuloi se pas lindjes së vajzës kishte kryer një ndërhyrje në gjoks dhe lipostucion për të hequr dhjamin në bark. Kujtojmë se Kulture është vajza e vetme e reperes, që së shpejti do të festojë 1-vjetorin e lindjes.

/Tring/