Reperja e njohur në panik: Publikohen fotot e saj gjysëm nudo!

Iggy Azalea është kthyer në një viktimë të bulizmit online pasi disa foto që supozohet të jenë të reperes, kanë nisur të qarkullojnë në internet. Sigurisht të parët që kanë reaguar janë ndjekësit në ‘Twitter’, të cilët shfaqen të acaruar dhe bëjnë ironi me fotot që janë publikuar. Megjithëse ka ende shumë pikëpyetje mbi vërtetësinë apo faktin nëse janë apo jo fotot e saj, përdoruesit e rrjeteve sociale kanë nisur të komentojnë.

Deri tani nuk ka asnjë reagim nga vetë reperja, por pritet të ketë në ditët në vazhdim. Kjo nuk është hera e parë që Iggy Azalea sulmohet dhe akuzohet në këtë formë. Disa vite më herët video intime të saj me partnerin përfunduan në internet duke shkaktuar zhurmë në media. Por këto foto mendohet të jenë bërë gjatë photo-shooting me “GQ Australia”, ku Iggy u shpall “Gruaja e Vitit 2016”. Mirëpo kaq është dashur dhe ka ardhur reagimi i parë i Iggyt, e cila ka mbyllur menjëherë rrjetet sociale duke bërë kështu të pamundur mesazhet e mijëra njerëzve që do i shkruanin. Reagimet në Twitter kanë qenë të shumta, madje edhe ata që nuk ia kishin idenë ç’po ndodhte e morën vesh vetëm se ishte #Trending.

Advertisement

/Tring/