Ditën e djeshme këngëtari Shpat Kasapi publikoi një foto me një vajzë marokene, për të cilën mediat shkruajtën se ishte e dashura e tij.
I ftuar në studion e PopCulture, Shpati ka zbuluar të vërtetën e fotos së publikuar duke shpjeguar se vajza është mikeshë dhe jo e dashura e tij: “Vajza në foto nuk është e dashura ime, është thjesht mikeshë shumë e mirë”.
Ndërkohë Shpati ka zbuluar gjatë intervistës së tij edhe vëndet më të çuditshme ku ka dhënë autografe në trupin e vajzave: “Kam dhënë autografe në shumë vënde të çuditshme, si psh në gjoksin e vajzave apo në këmbët e tyre. Vajzat kanë bërë çmenduri për mua në kohën kur publikova albumin e parë. Periudha kur fitoja më shumë para ishte në vitet 2000”.