Shpat Kasapi dhe Selvije Jaho janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Lajmin e bukur e ka dhënë vetë këngëtari në një mënyrë shumë origjinale dhe të bukur. Teksa ka uruar Selvijen për ditëlindjen e saj, ndër rreshta shkruan “mami e ardhshme”. Më tej ai shkruan se “po presim një ëngjëll”, por pa zbuluar gjininë e fëmijës së tyre.
“Gëzuar ditëlindjen gruaja ime,mami e ardhshme. Dashuria jote më ka kthyer në këtë njeri të lumtur, gjithmonë njeri të qeshur që jam sot, të jam mirënjohës përgjithmonë! E sidomos tani që po presim një ëngjëll. Shumë i detyruar ndaj teje për gjithçka, pa ty nuk jam asgjë! Të paqa gjithmonë dashuri. Të dua shumë” – është shprehur mes tjerash këngëtari në urimin e bërë.
Ata prej kohësh janë përfolur se do bëhen prindër por Selvija i ka mohuar gjithnjë zërat. Kujtojmë se ata i dhënë fund beqarisë pak javë më parë, duke u martuar në një ceremoni private. E tashmë duket se kanë vendosur të zgjerojnë famijen.
Shumë urime për çiftin.