JAMES BLAKE: dëgjo singëllin e ri “LIFE IS NOT THE SAME”

James Blake ka publikuar së fundmi “Life Is Not The Same”.

Me tekste introspektive dhe melodi eterike, kënga jep më së miri një shije se si do të jetë albumi i tij i ri  “Friends That Break Your Heart”, i disponueshëm që prej 10 shtatorit.

Advertisement

“Life Is Not The Same” është bashkëprodhuar me Take a Daytrip dhe duket sikur ndjek këngën e parë nga albumi “Say What You Will”. 

Projekti i ri diskografik i James Blake vjen pas publikimit të “Covers EP”, një koleksion i coverave më të suksesshëm të bëra nga artisti britanik, përfshirë “Godspeed” nga Frank Ocean, i cili ka gjeneruar mbi 5 milion shikime në TikTok.