Short “ferri” për Shqipërinë, në grup me Anglinë dhe Serbinë…

Në Zyrih u hodh shorti i kualifikueseve të Kupës së Botës 2026, aty ku Shqipëria mësoi kundërshtarët. Kuqezinjtë e Sylvinhos do të sfidojë Anglinë, Serbinë, Letoninë dhe Andorrën.

Kombëtarja jonë “peshkoi” një përfaqësuese gjigande si ajo e “3 luanëve”, ku synimi mbetet marrja e një rezultati pozitiv. Tekat e goglave vendosën Shqipërinë përballë Serbisë, pas 10 vitesh nga sfida e Beogradit.

Advertisement

Kundërshtarë të pranueshëm për skuadrën tonë, mund të cilësohen Letonia dhe Andorra, të paktën në letër.

Vlen të theksojmë se rrugëtimi në grup për Shqipërinë do të nisë në mars dhe do të mbyllet në nëntor.

Shorti:

Grupi A: Fituesi i Gjermani-Itali, Sllovakia, Irlanda e Veriut, Luksemburgu.

Grubi B: Zvicër, Suedia, Slloveni, Kosova.

Grupi C: Humbësja e Portugali-Danimarkë, Greqia, Skocia, Bjellorusia.

Grupi D: Fituesi i Francë-Kroaci, Ukraina, Islanda, Azerbajxhan.

Grupi E: Fituesja e Spanjë-Holandë, Turqia, Gjeorgji, Bullgaria.

Grupi F: Fituesja e Portugali-Danimarkë, Hungari, Irlanda, Armenia.

Grupi G: Humbësja e Spanjë-Holandë, Polonia, Finlanda, Lituania, Malta.

Grupi H: Austria, Rumania, Bosnja, Qipro, San Marino.

Grupi I: Humbëshja e Gjermani-Itali, Norvegji, Izrael, Moldavia.

Grupi J: Belgjika, Uellsi, Maqedonia e Veriut, Kazakistan, Lihtenshtejn.

Grupi K: Anglia, Serbia, Shqipëria, Letonia, Andorra.

Grupi L: Humbësja e Francë-Kroaci, Çeki, Mali i Zi, Gjibraltar.