Trajneri spanjoll i Manchester City-t, Pep Guardiola, ka befasuar me deklaratën e tij pas ndeshjes ndaj Bournemouth duke thënë se pas tre vitesh do të tërhiqet nga futbolli.

“Do të respektoj tre vitet e kontratës sime me Manchester City-n, pastaj do tërhiqem nga futbolli dhe nuk mendoj të kthehem deri nga mosha 60-65 vjeç”, – deklaroi ai.

Advertisement

Guardiola, i cili më 18 janar mbush 46 vjeç, karrierën si trajner e filloi te Barcelona në vitin 2008, derisa fitoi gjithçka që mund të fitohet me këtë skuadër. Pastaj kaloi tre vite të mrekullueshme te Bayern Munich në Bundesligë, por aty i mungoi vetëm Championsi prestigjioz për ta fituar.

Por pas gjysmë sezoni në Premier League, tekniku spanjoll ka menduar tërheqjen nga futbolli.

Pritet të shihet nëse ishte vetëm një deklaratë momentale apo Pep do t’u qëndrojë fjalëve të tij pas tre vitesh.