Ai mësohet se është Gjergj Pepçi, vjeç 24, banues në Shkodër, për të cilin forcat policore të qytetit të Shkodrës janë angazhuar në kapjen sa më të shpejtë në kohë. Ndërsa i plagosuri është R. Vukaj, po 24 vjeç, edhe ky banues në qytetin e Shkodrës, i cili për fat, ndodhej në mjediset e spitalit dhe është duke marrë ndihmën e duhur mjekësore. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore dhe grupi hetimor, ku nga veprimet e para të tyre, rezultoi se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, pas një konflikti të çastit. Po kryen veprimet e duhura proceduriale e hetimore dhe materialet në ngarkim të Gjergj Pepçit, do t’i kalojnë për veprime të mëtejshme prokurorisë së Shkodrës.