Personi i arrestuar është 21vjeçari Marsel Kulli, banues në lagjen “Naim Gjylbegu” të qytetit të Shkodrës. Kulli, pas një zënke me 18 vjeçarin E. Hasani e ka plagosur këtë të fundit me thikë në këmbë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 21.30, në lagjen “10 Korriku”. Policia deklaron se ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka dërguar në spital 18 vjeçarin, E.Hasani, i cili është banues në fshatin Mjede. Sipas policisë 18 vjeçari është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta mes dy të rinjve.