Shkencëtarët në Japoni kanë zbuluar një lloj të rrallë bakterie, e cila mund të ha plastikën. Ky zbulim mund të jetë jashtëzakonisht i rëndësishëm, duke ndihmuar të shpëtohet planeti nga problemi gjithmonë e më në rritje i mbetjeve plastike. Ky lloj i veçantë bakteri shpërbën një ndër elementët kryesorë të plastikës së quajtur Polyethylene Terephthalate, ose thjesht PET, që përdoret shpesh në shishet plastike të pijeve, kozmetikës apo detergjenteve. Zbulimi është publikuar në revistën akademike ‘Science’ ditën e premte dhe në lidhje me procesin shkruhet: “Ideonella sakaiensis (emri i bakterit) shpërbën plastikën duke përdorur dy enzima.
Ky është një lajm i mirë për ambientin, ku një e treta e të gjithë paketimeve plastike shpërndahen në natyrë. Sipas Forumit Ekonomik Botëror, i bazuar në analizimin e 20 studimeve dhe në 180 intervista me ekspertë, në vitin 2050 do të ketë më shumë plastikë se peshq (të llogaritur ne peshë) në oqeanet e botës. Në shtator të këtij viti, kërkuesit gjithashtu zbuluan një krimb që jeton me një dietë të bazuar në materiale plastike.