Shkëlqen Hayden Panettiere

Familja e re e aktores Hayden Panettiere është perfekte.

Teksa aktorja dhe i fejuari i saj Wladimir Klitschko shijojnë muajt e parë të prindërimit, i kanë dhuruar fansave të tyre një surprizë të ëmbël, siç është foto me vajzën e tyre Kaya Evdokia. “#family #klitschko #NewYear,” janë hashtag-et që ka përdorur boksieri në foton e publikuar në Instagram. Çifti prej më pak se një muaji ka mirëpritur në jetë vajzën e vogël Kaya, teksa shprehen se lumturia që ndjejnë është e paimagjinueshme. “Ajo është shumë e ëmbël,” ka thënë Panettiere për revistën People. E ndërkohë që çifti është në fillimet e prindërimit, duket se të dy janë më të lidhur se kurrë.

Advertisement