Një rrjet i gjerë prostitucioni është shkatërruar nga policia e kryeqytetit.
Sipas Kreut të Policisë së kryeqytetit janë ndaluar 11 persona, mes tyre dhe tre taksist, teksa janë në procedim në gjendje të lirë dhe dhjetë të tjerë.
Siç mësohet nga Ervin Hodaj, të ndaluarit kishin ngritur një rrjet prostitucioni, ku vajzat transportoheshin me taksi në hotele dhe motele.
Po ashtu pjesë e të ndaluarve u siguronin klientëve veç vajzat edhe kokainë… Grupi operonte në zona të ndryshme të Tiranës. Vajzat që shfrytëzoheshin për prostitucion do të mbahen në një qendër rehabilitimi.





