Qeveria ka vendosur sot lirimin nga posti i ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani.
Kryeministri Edi Rama ka firmosur sot lirimin nga detyra të Ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani dhe emërimin në këtë detyrë të Petrit Vasilit.
Lajmi bëhet e ditur nga zyra e shtypit e kryeministrisë në ndërsa ky propozim i është përcjellë Presidentit të Republikës, Bujar Nishani.
Më herët, Kreu i Kuvendit Ilir Meta zhvilloi një takim me kryeministrin Edi Rama i cili zgjati më shumë se 40 minuta.
Pas takimit me kryeministrin, kreu i Kuvendit, Ilir Meta thirri në takim kreun e grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, ministrin e Transporteve, Sokol Dervishaj dhe atë të Integrimit, Klajda Gjosha.