Shkarkimi i presidentit Meta, Kuvendi vendos datën për votim

Konferenca e Kryetarëve ka caktuar datën, kur do të votohet në Kuvend raporti për shkarkimin e Presidentit  të Republikës Ilir Meta.

Bëhet me dije se seanca do të zhvillohet ditën e mërkurë, më datë 9 qershor, në orën 10:00.

Advertisement

Kujtojmë se Komisioni Hetimor Parlamentar i ngritur nga socialistët ka disa javë që është duke mbledhur fakte dhe prova të cilat janë kundravajtje me ligjin dhe ka miratuar raportin për shkarkimin e Metës.

Bëhet me dije se sipas këtij Komisioni,  Presidenti i Republikës ka shkelur Kushtetutën para dhe gjatë fushatës zgjedhore të 25 prillit.