Pas 1 viti pritje, Ledri dhe Majk janë gati të “MARRin” vëmendjen e të gjithve

Në qershor të vitit që lamë pas Ledri Vula tha në NIN se kishte bashkuar forcat për një projekt të përbashkët me Majk. Mirëpo, dueti i tyre nuk u publikua, ndonëse Ledri tha në intervistë tjetër se kënga kishte përfunduar dhe duhej të realizonin vetëm klipin. Më pas në rrjet qarkulluan shumë foto e video nga prapaskenat e videoklipit, që është xhiruar në bregdet dhe duket tejet veror.

Mirëpo, çunat vendosën ta linin për një moment të dytë publikimin e këngës. Ata kishin përfunduar, si regjistrimet në studio, ashtu edhe klipin, por për shkak të pandemisë kishin vendosur ta ruanin këngën për 2021, me shpresën e rikthimit të normalitetit dhe koncerteve. Dhe kështu ka ndodhur. Pas një viti kënga e tyre është gati për tu servirur. Të dy çunat kanë publikuar ditën e sotme foto shkëputur nga videoklipi, teksa kanë shkruar “Marr”, duke lënë të kuptohet se ky do jetë titulli i këngës së tyre.

Advertisement

Kjo është hera e parë që dy reperët bëhen bashkë pas largimit të Ledrit nga Babastars dhe me siguri do marrë vëmendjen e të gjithë fansave.