Ditën e djeshme, teleshikuesit e CNN në Boston dhe Massachusetts kanë parë një film porno në vend të programit që ata prisnin.
Sipas burimeve të ndryshme, përfshirë këtu edhe “The Independent”, shikuesit e dy rajoneve, të cilët teksa po shikonin serialin “Anthony Bourain’s Part Unknown”, panë në televizorin e tyre skena erotike, pornografike dhe transeksuale.
CNN ka deklaruar për “The Wrap” se transmetimi i kanalit është interferuar nga një tjetër dhe për këtë, përgjegjësi mban RCN, rrjeti kabllor që transmeton CNN në Boston. Ndërkohë, televizioni që ka interferuar programacionin e tij në valët e CNN nuk ka dhënë akoma një përgjigje. /Blitz.al/