E kush mund ta kishte marrë me mend…
Piktura e shumëpërfolur kohët e fundit e Leonardo Da Vincit “Salvator Mundi”, është një ndër 20 pikturat që janë pranuar se janë punët origjinale të artistit.
“Salvator Mundi” ose në shqip i njohur si “Shpëtimtari i Botës” u shit muajin e kaluar në një ankand në New York për 450.3 milionë dollarë duke mbajtur kështu rekordin si piktura më e shtrenjtë e shitur ndonjëherë.
Blerësi i saj ama, ishte princi arab, Bader bin Abdullah bin Mohammed bin Farhan al-Saud, lajm ky që u konfirmua nga “The New York Times”.
Shifra marramendëse ka shkaktuar shumë mëdyshje dhe spekulime. Princi Bader nuk njihet si një koleksionues arti dhe për më tepër ai ka prejardhje të largët mbretërore. Një luks i tillë i ka shtyrë të gjithë të mendojnë: po gjithë këto para nga i buruan?
Disa kanë spekuluar se mbase një dorë të mirë ia ka dhënë dhe princi i Arabisë Saudite, miku i tij i ngushtë, princi Mohammad bin Salman, por deri tani asgjeë nuk është e konfirmuar.
Pikturën mund ta gjeni në muzeun e vendit, Louvre Abu Dhabi.