Shikoni dedikimin që Lori Hoxha i bën të dashurit

Lori Hoxha ka pasur gjithnjë vëmendjen e publikut. Jo vetëm tani që ajo po aktiviziohet më shumë si producente e disa projekteve të Top Channel, por edhe më parë kur kishte dëshirë të prezantohej tek publiku si një blogere përsa i përket veshjeve dhe stilit, sërish ndjekësit e saj ishin të shumtë në numër. Më herët, kur Lori Hoxha kishte ende aktiv blogun e saj të modës, ndodhte që të postonte edhe foto me të dashurin e saj, Vis Bajraktari, me të cilin është njohur në moshë të vogël siç tregonte ajo vetë. Mirëpo, pas disa kohësh u pa se Lori Hoxha preferoi të mos bëntë më publike asgjë nga lidhja e saj dhe spekulimet për një ndarje të mundshme nisën menjëherë. Por përpara disa orësh, fill pas mesanatës ka qenë vetë Lori që ka vendosur të thyejë heshtjen. Ajo ka postuar një fotografi pranë të dashurit të saj Vis-it me rastin e ditëlindjes së tij duke shkruar: Ne jemi rritur bashkë dhe ti ke qenë gjithmonë me mua në çdo hap. Gëzuar ditëlindjen NokNok, ti je shumë i rrallë!” Ky urim i Lorit na tregon edhe një herë se çifti jo vetëm që vazhdojnë të jenë bashkë por marrëdhënia e tyre është më e fortë se kurrë.

Advertisement